Fjolla Morina është bërë nostalgjike së fundmi dhe ka hapur arkivat me ndjekësit.
Artistja, e cila ndiqet nga mijëra njerëz në Instagram, ka publikuar së fundmi disa fotografi të vjetra.
Ajo ka kujtuar disa momente të veçanta, e madje i ka përshkruar dhe se kur kanë ndodhur.
Në një prej tyre, këngëtarja shqiptare ka sjell shkrimtarin e patriotin shqiptar, Anton Çettën, ku thekson se imazhi u realizua në shtëpinë e saj.
“Anton Çetta shumë vite më parë tek shtëpia jonë”, tha Morina.
Veç kësaj, bukuroshja ka ndarë edhe disa fotografi të saj kur ishte më e re.
E njëjta kohëve të fundit ka qenë në vëmendje për postimet interesante e të çuditshme që ka hedhur nëpër rrjete sociale. /Telegrafi/