Këngëtarja Fjolla Morina muajve të fundit nuk ka qenë edhe shumë aktive në muzikë.
Megjithatë, pritet që gjatë muajve të nxehtë, ajo të jetë shumë e angazhuar me koncerte, ndërsa do të sjellë edhe një projekt të ri muzikor.
Për më të rejat e saj, Fjolla i mban fansat non-stop të informuar përmes rrjeteve sociale.
Mirëpo nganjëherë ajo di edhe të provokojë ndjekësit e saj duke publikuar ndonjë imazh ngacmues.
Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat një fotografi në InstaStory, e cila e shfaq këngëtaren lakuriq në vaskë.
Duket se Fjolla po shijonte një relaksim si është më së miri, ndërsa dikush pranë saj nuk ka hezituar t’ia realizojë edhe këtë fotografi. /Telegrafi/