Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, gjatë kohëve të fundit ka marrë vëmendje të madhe.
Kjo për shkak të një gjendje jo edhe aq të mirë emocionale, ndërsa i shprehu të gjitha gjërat në një live të shpërndarë në Instagram.
Megjithatë, zeshkania po vazhdon përditshmërinë e fokusuar më shumë në biznesin që posedon.
E këtë herë 37-vjeçarja nuk ka munguar me disa imazhe ngacmuese, të cilat i ka hedhur në InstaStory.
Ajo ka provokuar ndjekësit e veshur me rrobdeshambër duke zbuluar më shumë se ç’duhet nga fiziku atraktiv.
Sa i përket karrierës profesionale, viteve të fundit ka qenë më e tërhequr për shkak të angazhimeve të tjera.
E fundit këngë që solli mban titullin “Suppa Duppa” në bashkëpunim me reperin Nush. /Telegrafi/