Site icon Telegrafi

Fjolla Morina preket nga imazhet e trishta të fëmijëve sirianë, mallkon sllavët (Foto)

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka pak ditë që ka sjell këngën e saj më të re “Vet ke met”, e cila është pritur mirë nga publiku.

Ndërkohë, përveç punës në projekte muzikore Fjolla këto ditë i është përkushtuar maksimalisht edhe palestrës për të mbajtur sa më në formë trupin e saj, tani që po afrohet edhe sezona e verës dhe paraqitjet e këngëtares në koncerte do të jenë të shumta.

Lexo po ashtu Sa ka kushtuar operacioni plastik i Fjolla Morinës?

Fjolla është aktive edhe në rrjetet sociale, dhe publikon herë pas here fotografi të ndryshme lidhur me karrierën apo pëditshmërinë e saj.

Së fundmi, mesa duket këngëtarja Morina është prekur nga ngjarjet e fundit në Siri, ku shumë njerëz të pafajshëm, ndër ta gra dhe fëmijë humbasin jetën, ose lëndohen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në Instagram Story, ajo vendosi të publikoi një fotografi mjaft emocionuese, ku shfaqej një vajzë e vogël siriane, teksa në mbishkrimin e fotografisë ‘dënonte’ ashpër me fjaë këtë veprim.

“Oj fare keqe sllave, mallkuar qofshi përgjithmonë”(sic.), shkruan Fjolla në përshkrimin e fotografisë, duke mallkuar në këtë formë popujt sllavë. /Telegrafi/

Exit mobile version