Telegrafi

Fjolla Morina preferon proteinat për të bërë muskujt (Foto)

Fjolla njihet për temperamentin e saj!

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është shquar gjithmonë për fizikun e saj të shkëlqyer dhe paraqitjet skenike.

Ndonëse posedon një trup të përsosur, këtë gjë ajo nuk e ka vetëm falë gjenetikës.

Fjolla ka treguar se ndjek me rregull ushtrimet në palestër, duke bërë të pamundurën që trupi i saj të jetë sa më në formë.

Lexo po ashtu Fjolla Morina merr një letër të veçantë nga fëmijët (Foto)

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në përmes së cilave ka treguar se ka filluar ushtrimet qysh herët në mëngjes.

Ndërsa në një fotografi të publikuar më vonë, këngëtarja shfaq edhe disa lloje proteinash, të cilat preferon t’i konsumojë për stimulimin e rritjes së muskujve.

Fjolla Morina preferon proteinat për stimulimin e muskujve. Foto nga InstaStory.

Mesa duket, përkushtimi i saj i madh në palestër, bën që ajo të jetë gjithnjë në top formë. /Telegrafi/