Telegrafi

Fjolla Morina pranon propozimin për martesë

Fjolla Morina (Foto: Instagram/fjolla.morina)

Këngëtarja e njohur shqiptare, tashmë po vuan dënimin me ‘arrest shtëpiak’ në qytetin e Durrësit.

Gjatë qëndrimit atje, duket se artistja e njohur ka marrë një surprizë të këndshme, të cilën e ndau edhe me fansat e saj.

Përmes rrjetit social Instagram, Fjolla ka ndarë një imazh ku shihet një buçet e madhe me lule, ndërsa anash tyre edhe një unazë.

(Foto: Instastory)

Në një tjetër fotografi, bukuroshja brune shihet duke e mbajtur në dorë unazë, ndërsa bën të ditur se ka pranuar propozimin.

“Unë thash po”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

(Foto: isntastory)

Ndërkaq, ani pse nuk është zbuluar identiteti i mashkullit që ajo ka pranuar, në deklaratën e saj në Gjykatën e Kukësit ajo kishte treguar se është gati për martesë.

Bëhet fjalë për Fisnik Sylën, me të cilin Fjolla është ndaluar në pikën kufitare në Morinë, ku këngëtares iu gjetën armë zjarri. /Telegrafi/