Këngëtarja Fjolla Morina i është përveshur punës që së shpejti të sjellë këngën e saj më të re.
Ajo ka publikuar për fansat e saj në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet në studio, duke treguar kështu se është duke incizuar projektin e saj më të ri muzikor.
Këngëtarja e cikla shquhet për linjat trupore, ka marrë një pozë mjaft atraktive për fansat e saj.
Ajo ka vënë në pah të pasmet e saj, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë “Të pasme të mëdha, zemër e madhe”.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve të saj nuk kanë munguar.
Përndryshe, “Culo” mban titullin kënga e fundit që Fjolla solli për fansat e saj në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa që atëherë nuk u pa me ndonjë projekt të ri muzikor.
Ajo vazhdon të jetë aktive dhe një nga personazhet VIP më të ndjekur në rrjetet sociale. /Telegrafi/