Pas angazhimeve të shumta në muzikë, këngëtarja Fjolla Morina, më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.
Ajo ka zgjedhur fundin e sezonit për të shijuar disa ditë plazhi, bashkë me dy vajzat e saj.
Këngëtarja është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, Fjolla vendosi të publikojë për ndjekësit e saj disa imazhe nga çaste e bukura që shijon gjatë pushimeve.
Ajo është dukur mjaft provokuese në disa fotografi me bikini, teksa vënë në pah linjat e saj atraktive, në veçanti gjoksin.
Morina shquhet për paraqitjet e saj të ekzagjëruara, ndonëse shpesh është kritikuar për një gjë të tillë. /Telegrafi/