Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është mjaft aktive dhe e angazhuar në muzikë. Ajo është duke punuar në projektin e ri muzikor, gjersa këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale.
Zeshkania ka publikuar një fotografi atraktive në llogarinë e saj personale në Instagram dhe tregon se së shpejti do ta sjellë këngën e re.
“Ti mendon se je mbretëreshë, por eja pak këtu te mbreti yt. Po vjen së shpejti, kënga e re”, ka shkruar ajo.
Krahas muzikës, Fjolla shquhet edhe për dukjen e saj, ku edhe këtë herë nuk ka dyshim se ka rrëmbyer vëmendje.
Të fundit projekt që ka publikuar këngëtarja, titullohet “Si ta pranoj” në bashkëpunim me Valon Bytyqin, kurse tani presim të shohim se çfarë ka përgatitur për fansat e saj të shumtë. /Telegrafi/