Këngëtarja e njohur Fjolla Morina e cila po qëndron këto ditë në Ulqin, ka rënë viktimë e hajnave.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në qytet teksa këngëtarja ëhtë larguar nga vetura e saj drejt marketit për të blerë diçka, duke lënë të hapur derën e makinës.
Kur është kthyer ajo nuk ka gjetur dokumentet e udhëtimit, portofolin dhe gjësende të tjera.
Këngëtarja sipas Paparazzi ka njoftuar policinë dhe ka ndjekur procedurat e nevojshme.
Edhe më parë këngëtarë shqiptarë kanë rënë pre e hajdutëve, jo vetëm në Ulqin por edhe në vende e troje tjera shqiptare. /Telegrafi/