Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është në përgatitje e sipër të një projekti të ri muzikor.
Ajo këto ditë ka realizuar xhirimet e klipit të ri, në të cilin duket se do të shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese.
Këtë e bëri të ditur kur në orët e mbrëmjes të së mërkurës, ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi nga prapaskenat e xhirimeve.
E veshur në një kostum të bardhë që i ekspozonte këmbët dhe i hapur te pjesa e gjoksit, Fjolla mori një pamjet mjaft ‘të nxehtë’ me këtë veshje.
Ajo kishte veshur edhe një palë çizme të gjata dhe një xhaketë argjenti të gjatë, e cila i dha një pamje edhe me më shumë shkëlqim.
“Kape ti maje…së shpejti”, shkroi ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke bërë kështu të ditur pak fjalë nga kënga e saj e re.
Fjolla përndryshe përveç muzikës është aktive edhe në biznes si sipërmarrëse e një dyqani veshjesh për fëmijë. /Telegrafi/