Këngëtarja e njohur e estradës, Fjolla Morina, gjatë ditëve të fundit ka qenë një emër shumë i diskutuar në shtypin rozë.
Kjo për faktin se u raportua se ishte arrestuar sërish, ndonëse një gjë e tillë u mohua nga avokati i saj, Fanol Krasniqi, duke thënë kishte të bëntë vetëm me një kontrollë ditore.
Sidoqoftë, ajo po vazhdon të tërheq vëmendje me shkrimet e postimet që bën në Instagram.
Zeshkania së fundmi ka pozuar para një veture të tipit Mercedes dhe ka bërë një përshkrim interesant.
“Paraja nuk mund të blejë lumturinë, por është më mirë të qash në Mercedes S Class se sa në një biçikletë”, ka thënë Morina bashkangjitur shkrimit.
Ajo në anën tjetër nuk ka zbuluar nëse ka blerë një makinë luksoze, por që duket në formë të mahnitshme në veshje më sportive.
Pavarësisht gjithë këtyre, Fjolla viteve të fundit ka qenë më pak aktive në muzikë. /Telegrafi/