Site icon Telegrafi

Fjolla Morina publikon fotografi duke u puthur me Fisnikun: Kjo është krejt çfarë dua të bëj me ty përgjithmonë

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Bashkëshorti i këngëtares së njohur Fjolla Morina, biznesmeni Fisnik Syla, ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të.

Me këtë rast, këngëtarja Morina i ka organizuar atij një festë befasi me familjarët dhe rrethin e ngushtë të të afërmve

Imazhet nga festa luksoze, Fjolla i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke marrë pëlqimet e komente të shumta nga ndjekësit.

Së fundmi, Fjolla publikoi disa imazhe më intime të realizuara gjatë festës, ku çifti shfaqen duke i dhuruar një puthje të zjarrtë njëri-tjetrit.

Në mbishkrimin e fotografisë, interpretuesja e hitit “FB” i është drejtuar Fisnikut me fjalë romantike, duke përmendur “pafundësinë” e një dashurie të tillë.

“Kjo është krejt çfarë dua të bëj me ty – përgjithmonë”, ka shkruar këngëtarja Morina në mbishkrimin e fotografive.

Kujtojmë që gjatë muajit dhjetor, Fjolla dhe Fisniku ndryshuan publikisht statusin e tyre në rrjetin social Facebook nga “beqarë” në “të martuar”, duke dhënë kështu indikacione se janë kurorëzuar mes vete. /Telegrafi/

Exit mobile version