Artistja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, padyshim që është kohëve të fundit ndër personat më të komentuar.
Ajo përherë ka qenë e hapur me fansat e saj, duke ndarë informacione të shumta nga jeta dhe karriera profesionale.
Bukuroshja bionde është parë tashmë me pushime në Dubai, ku po e shoqëron edhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.
Pozat provokuese nga ana e saj nuk kanë pasur të ndalur, teksa edhe në një fotografi ajo u pa me plot stil.
Të njëjtat imazhe Fjolla i ka shpërndarë në Instagram, ndërsa shihej duke u përqafuar me partnerin.
Vlen të përmendet se në disa imazhe të tjera, artistja u shfaq duke bërë blerje nga marka të njohura.
Sidoqoftë kësaj, pasi kurorëzuan dashurinë me martesë, çifti po shijon në maksimum kohën së bashku. /Telegrafi/