Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë ndër personazhet më të përfolur në faqet rozë.
Që kur zbuloi lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla, ajo në mënyrë të vazhdueshme po sjell imazhe atraktive.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë tjetër fotografi me partnerin e saj.
Imazhi ishte shkrepur gjatë xhirimeve të klipit “Kape”, pasi artistja shihet me të njëjtën dukje sikur në këngë.
“Si të trajtojnë, është ajo çka ndjejnë për ty”, ka shkruar në mbishkrim.
Sidoqoftë kësaj, Fjolla nuk po resht së publikuara momentet e lumtura që po kalon me Fisnikun. /Telegrafi/