Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina gjithmonë bëhet e komentuar në faqet rozë.
Për shkak të veprimeve dhe postimeve të shumta që bën, emri i saj shpesh lakohet në rrjet.
Ndërkohë, në disa imazhe të fundit të publikuara në Instagram, Fjolla ka marrë vëmendje të madhe të fansave.
Ajo padyshim që u shfaq e veshur me plot stil, teksa po shijon pushimet në Dubai me partnerin, Fisnik Syla.
Artistja në njërën prej imazheve u shfaq së bashku me Fisnikun, derisa kishin kombinuar veshjen në mënyrë perfekte.
“Jam dashuruar në këtë qytet”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Sa i përket projekteve të saj muzikore, “Kape” është i fundit nga ajo që u realizua gjashtë muaj më parë. /Telegrafi/