Fjolla Morina ka vazhduar të jetë aktive në Instagram, pas lirimit nga paraburgim dhe një pauze larg rrjeteve sociale.
Fillimisht këngëtarja ditë më parë postoi një imazh me të bijnë e saj, të cilës i uroj fillim të mbarë shkollor, ndërsa tani nuk ka lënë anash as ekspozimin e linjave të saj.
Në disa postime që bëri në llogarinë e saj të Instagramit ku ndiqet nga më shumë se 425 mijë persona, Fjolla bëri një paraqitje ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë blu, të kombinuar me taka të larta të tejdukshme.
“Jam rikthyer”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotografive në të cilat dukej më në formë se kurrë më parë.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme (2 tetor),këngëtarja e njohur tregoi se teksa po e shijon lirinë ajo iu nënshtrua edhe disa ndërhyrjeve të reja estetike.
Ndryshe, vitin që lamë pas Fjolla kurorëzoi dashurinë me Fisnik Sylën, me të cilin së fundi u përfol për një ndarje, por që asnjëra palë nuk i kanë komentuar këto thashetheme. /Telegrafi/