“Si ta pranoj” mbetet një prej realizimeve të fundit të këngëtares Fjolla Morina në bashkëpunim me Valon Bytyqin. Ky projekt thuhet t’i jetë dedikuar njerëzve të afërm të saj.
Pas këtij bashkëpunimi, Morina ka njoftuar fansat e saj se së shpejti pritet të sjellë këngën e re, për të cilën nuk ka zbuluar detaje.
“Së shpejti”, ka shkruar ajo teksa shihet në studio në orët e vona.
“Si ta pranoj” ka grumbulluar mbi 300 mijë shikime në YouTube, ndërsa të gjitha paratë e fituara nga klikimet do t’i dhurojë për bamirësi.
Ndër tjerash, nëna e dy vajzave tash e një kohë për projektet e saj po bashkëpunon me producentin nga Ferizaji, Bini Diez. /Telegrafi/