Këngëtarja Fjolla Morina është njëra ndër këngëtaret më aktive për momentin në tregun muzikor.
Fillimisht ajo publikoi bashkëpunimin e parë me rap-artistin Muma, këngën “Culo” e cila u prit mirë nga publiku, ndërsa para një jave ka prezantuar në festivalin “Kënga Magjike” edhe bashkëpunimin e dytë me artistin Blake.
Morina shquhet për format e saj trupore dhe paraqitjet skenike, të cilat shpesh janë të zjarrta.
E njëjta është paraqitur shpesh provokuese edhe në pozat e saj në rrjetet sociale, me çka ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.
Së fundmi, e ftuar në një intervistë për “Prive”, Fjolla foli rreth formave të saj trupore, ku fokusi i saj kryesor ishte gjoksi.
Ajo pohoi se ndoshta në një të ardhme të afërt mendon të zvogëlojë gjoksin e saj, e krejt kjo për t’iu përshtatur trendit që preferon forma tjera trupore.
Megjithatë, kjo ende mbetet vetëm si një ide e këngëtares për të ardhmen. /Telegrafi/