Site icon Telegrafi

Fjolla Morina mahnit në fustanin e kuq, ndërsa vë në pah linjat trupore

Ajo ka qenë një nga emrat më të komentuar në faqet rozë e në mediat shqiptare gjatë vitit që lamë pas.

Bëhet fjalë për këngëtaren Fjolla Morina, e cila në sajë të të bëmave në karrierë e jetës personale arriti të kthehet në një nga personazhet më të diskutuar.

Megjithatë, 41 vjeçarja këtë kohë ka marrë vëmendje të madhe edhe me disa imazhe të reja që ka ndarë në rrjete sociale.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Ajo kësaj radhe ka pozuar me një fustan të kuq të prerë anash e me dekolte të hapur, i cili ia vë më në pah linjat e bujshme trupore.

Lexo po ashtu Fjolla Morina: Uroj që këtë vit ta mbyllim me një bebe

Për këto fotografi, ajo mblodhi mijëra pëlqime e komente të ndryshme nga fansat që mban në Instagram.

Fjolla Morina (Foto; Instagram)

Fjolla ndërkaq në një intervistë të dhënë për fillimin e vitit 2021, deklaroi se këtë vit dëshiron të ketë një fëmijë me partnerin Fisnik Syla.

Me këtë të fundit u martuan në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Fjolla Morina (Foto: Instagram)
Exit mobile version