Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk heziton që herë pas here të shprehë edhe gjendjen e saj emocionale.
Një gjë të tillë, këngëtarja e ka bërë së fundmi, teksa ka publikuar në InstaStory një imazh pranë detit.
Nën filtrat bardhë e zi, ajo i shkruan një dedikim të sinqertë të dashurit të saj të ndjerë, Juxhin Dautit, i njohur me nofkën Xhino.
I ndjerë u nda nga jeta më 25 prilli të vitit 2017, në një atentat mafioz që u mori jetën në zonën e Sukthit në një rrugë dytësore.
Duke kujtuar të dashurin e ndjerë, Fjolla shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Pranvera të humbi ty, jo ti pranverën. S’do të them kurrë lamtumirë XH”.
Me shkronjën Xh ajo i është referuar inicialit të nofkës së ish-të dashurit të ndjerë.
Fjolla përndryshe ka treguar edhe më parë se e ndjen tej mase mungesën e të dashurit, teksa në klipin e fundit “Si ta pranoj”, kishte xhiruar një pjesë te varri i tij, përkatësisht te busti që ia kanë ngritur familja. /Telegrafi/