Që nga lindja e saj, këngëtarja Fjolla Morina ka vënë në qendër të vëmendjes vajzën Alyah, e cila shumë herë u bë pjesë e lajmeve rozë.
Fjolla, e cila ka edhe një vajzë tjetër nga lidhja e saj e parë, ka postuar një fotografi duke shprehur dashurinë për të, transmeton Telegrafi.
“Ajo është gjithçka për mua. Dashuri, vajzë, shoqja më e mirë”, ka shkruar këngëtarja në foto.
Ndryshe Fjolla ditëve të fundit pjesë e medias u bë pas një sherri që pati me ish të dashurin e saj, babain e vajzën Alyah, i cili e kishte sulmuar atë së bashku me të fejuarën në një ambient publik. /Telegrafi/