Këngëtarja e njohur Fjolla Morina këto ditë ka përfunduar xhirimet e klipit të saj më të ri, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.
Ndërkohë, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit ngjarje nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Fjolla ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet duke përqafuar vajzën e saj të vogël Alayan, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan “Erdha te dashnia e jetës”.
Me këtë frazë, ajo ka lënë të kuptohet se vajzat e saj janë dashuria më e madhe për të, të cilat mes shumë angazhimeve që ka gjatë ditës, mezi pret çastin për tu takuar me to. /Telegrafi/