Këngëtarja Fjolla Morina ka kohë që është pjesë e skenës muzikore shqiptare, por që nuk vlerësohet për vokalin e saj.
Edhe pse publikon projekte të njëpasnjëshme, 33 vjeçarja më shumë komentohet për paraqitjet seksi se sa për këngët që sjell.
Në emisionin Prive, Fjolla ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e kanë kritikuar për vokalin e saj.
“Nuk jam as e para as e fundit që akuzohem për këtë gjë. Unë mendoj që kënga flet vet dhe këngëtari flet aty te kënga. S’kam nevojë të tregoj sa di të këndoj. E imja është të sjell këngë të bukura. S’mund të flas për vete”, ka thënë Fjolla.
Theksojmë se, projekti i fundit i lansuar nga Fjolla është “Si ta pranoj” në bashkëpunim me Valon Bytyqin.