Telegrafi

Fjolla Morina: Jam e bukur edhe me filtra edhe pa filtra

Kohëve të fundit është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në media e shtypin rozë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Fjolla Morina, e cila mori vëmendje me disa deklarata e po ashtu edhe akuza kundrejt disa personave të tjerë, të cilat i ka shpalosur në rrjete sociale.

Sidoqoftë, ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale e të ndajë imazhe e video nga më të ndryshmet.

Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi ka publikuar disa video nga makina, ku thekson se ka vendosur që të mos vë më filtra.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Artistja shqiptare në disa raste e afron kamerën në fytyrë për të treguar se si në të vërtetë duket, pa ndonjë kompleks.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jam e bukur edhe me filtra edhe pa filtra”, tha ajo.

Fjolla përndryshe prej kohësh nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram