Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është shumë e komentuar në media për dukjen e saj.
Ajo nuk heziton t’iu nënshtrohet trajtimeve të shumta estetike, për t’u dukur gjithnjë tërheqëse për fansat që e ndjekin.
Një inspirim për dukjen e këngëtares Morina duket të ketë qenë gjithmonë blogerja me famë botërore, Kim Kardashian.
Më shumë se kurrë, Fjolla ka treguar një ngjashmëri “të frikshme” me Kimin, në fotografinë më të re që ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për modelin e ri të flokëve të shkurtra me kaçurrela të lagura, e që duket të jetë tërësisht një dukje e njëjtë me atë të Kim Kardashian në MET Gala 2019.
“100 për qind e freskët”, shkroi Fjolla në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke bërë të ditur se këtë ndryshim e arriti në studion e Kacit dhe Sellmës.
Dukja në fjalë në shikim të parë, të bën të mendosh sikur është realizuar gjatë parapërgatitjeve të Kimit për mbrëmjen e MET Gala.
Kim Kardashian përndryshe ishte përfolur shumë për dukjen e saj në MET Gala të vitit 2019, kur ishte shfaqur me fustanin transparent dhe belin super të ngushtuar.
Për të marrë një dukje të tillë e cila ngjasonte me një sirenë të dalë nga deti, Kardashian kishte treguar se kishte veshur një korse tepër të ngushtë te pjesa e belit dhe kishte bërë ushtrime për frymëmarrjen disa ditë rresht. /Telegrafi/