Fjolla Morina merr çdo herë vëmendje me postimet që bën në rrjete sociale.
Përveç imazheve provokuese që sjell për fansat në Instagram ku numëron mbi 400 mijë ndjekës, këngëtarja herë pas here bën edhe statuse të ndryshme.
Një të tillë e ka bërë edhe së fundmi teksa shihej duke u argëtuar në një nga lokalet e kryeqytetit.
Fjolla dukej elegante e veshur në të zeza, por nuk I la anash as disa shkrime që i ndau me fansat në InstaStory.
“Dola këtu sepse nuk po mundem të duroj, doni të mi shkatërroni qelizat nervore”, ka shkruar Fjolla fillimisht.
Në një tjetër postim, këngëtarja ka krahasuar frikën që tani ka ndaj njerëzve me atë të varrezave.
“Më herët frikësohesh të kaloja pranë varrezave, tani frikësona të kaloj nëpër njerëz”, ka thënë këngëtarja.
Ndryshe, kujtojmë që pas një pauze të gjatë, Fjolla u rikthye me një projekt të ri muzikor që erdhi në bashkëpunim me reperin, Nushi. /Telegrafi/