Këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar se ka ekzistuar një incident shokues mes saj dhe ish të dashurit.
Megjithatë, në këtë incident është përfshirë edhe e fejuara e biznesmenit, Flamur Azemi, që është ish i dashuri i Fjolla Morinës.
Fjolla për Prive e ka konfirmuar incidentin, teksa ka treguar detaje tjera shokuese nga ky rast.
Sherri sipas saj, ka nisur pasi e fejuara e Flamurit ka shkuar në tavolinën ku këngëtarja ishte me nënën dhe vajzën dy muajshe Alayah. Ajo ka tentuar të sulmojë Fjollën me thikë të gjendur në tavolinë të restorantit teksa ka ndërhyrë biznesmeni.
Ai ka goditur me shuplakë Fjolla Morinën në prani të nënës dhe bijës për tu larguar më pas nga vendi ku ndodhi sherri. Këngëtarja për rastin në fjalë ka lajmëruar policinë dhe do i adresohet gjyqit për të gjetur drejtësi kundrejt ish-partnerit dhe të fejuarës së tij të tanishme. /Telegrafi/