Site icon Telegrafi

Fjolla Morina emocionon me fjalët dedikuar gjyshes së saj e cila u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë më pak aktive periudhën e fundit në rrjetet sociale, për arsye të paditura.

Megjithatë, së fundmi përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë një lajmërim mortor për fansat, ku ka treguar se gjyshja e saj është ndarë nga jeta.

Përmes një shkrimi emocionues të publikuar në InstaStory dhe Facebook, Morina i ka dedikuar fjalë prekëse gjyshes së saj, e cila u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

“Me këtë buzëqeshje do të mbajmë mend gjithë jetën! U prehsh në paqe gjyshja ime e dashur. Ditëlindjen tënde nesër do ta festojmë pak më ndryshe. Duart tona të lidhura në momentet e fundit të jetës tënde nuk do t’i harroj kurrë”, ka shkruar Morina.

Tutje, ajo ka publikuar edhe disa fotografi nga arkivat, ku shihej me gjyshen e saj duke e përqafuar në festën e ditëlindjes së saj të 95-të vitin e kaluar.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Fjolla përndryshe ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave muaj më parë pas martesës me biznesmenin Fisnik Syla, por që më pas vendosi t’i mbyllë rrjetet sociale për arsye të paditura dhe qëndroi më në heshtje.

Ka kohë që Morina nuk ka sjell edhe ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version