Telegrafi

Fjolla Morina e quan thjeshtë ‘plak’ Albert Ajnshtajnin, pajtohet me thëniet e tij (Foto)

Këngëtarja Fjolla Morina ditë më parë u vu në fokusin e mediave për shkak të një replikimi kundrejt deklaratës së Adelina Ismailit, e cila tha se me keqardhje u shpreh që shoubizi në ditët e sotme është shndërruar në prostitucion.

Fjolla reagoi me një shkrim në Instagram, ku iu kundërvye Adelinës, duke e akuzuar se ishte ajo e para që e nisi aventurën e shoubizit, por që për fat të keq ky shkrim nuk ‘i piu ujë”, ngase të gjithë fansat dhanë mbështetje për Divën.

Lexo po ashtu 'Shpërthen' Fjolla Morina, i vjen rëndë të pranojë akuzat e Adelina Ismailit për 'prostitucionin' në estradë (Foto)

Ndërkohë, këngëtarja Morina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ndoshta edhe për ta ç’dramatizuar pak situatën e ‘debatit’ dhe sulmeve kundrejt Adelinës, Fjolla ka publikuar një fotografi, ku shfaqet një thënie e vjetër e Albert Ajnshtajnit, ku shkruhet: “Shkaktari kryesor i stresit, është kontakti i përditshëm me idiotë”.

E mesa duket, kjo thënie ka goditur shumë në veshin e këngëtares, e cila përbri fotos ka shkruar: “Ky plaku shumë mirë e ka, jo stres po kancer të bëhet”.

Siç duket, Fjolla preferon që herë pas here të shfletojë ndonjë thënie të mënçur, të thënë nga figurat e mëdha, ndonëse fjala ‘plak’ nuk do të ishte e mjaftueshme për ta etiketuar të madhin Albert Ajnshtajn. /Telegrafi/