Këngëtarja Fjolla Morina ditë më parë u vu në fokusin e mediave për shkak të një replikimi kundrejt deklaratës së Adelina Ismailit, e cila tha se me keqardhje u shpreh që shoubizi në ditët e sotme është shndërruar në prostitucion.
Fjolla reagoi me një shkrim në Instagram, ku iu kundërvye Adelinës, duke e akuzuar se ishte ajo e para që e nisi aventurën e shoubizit, por që për fat të keq ky shkrim nuk ‘i piu ujë”, ngase të gjithë fansat dhanë mbështetje për Divën.
Ndërkohë, këngëtarja Morina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ndoshta edhe për ta ç’dramatizuar pak situatën e ‘debatit’ dhe sulmeve kundrejt Adelinës, Fjolla ka publikuar një fotografi, ku shfaqet një thënie e vjetër e Albert Ajnshtajnit, ku shkruhet: “Shkaktari kryesor i stresit, është kontakti i përditshëm me idiotë”.
E mesa duket, kjo thënie ka goditur shumë në veshin e këngëtares, e cila përbri fotos ka shkruar: “Ky plaku shumë mirë e ka, jo stres po kancer të bëhet”.
Siç duket, Fjolla preferon që herë pas here të shfletojë ndonjë thënie të mënçur, të thënë nga figurat e mëdha, ndonëse fjala ‘plak’ nuk do të ishte e mjaftueshme për ta etiketuar të madhin Albert Ajnshtajn. /Telegrafi/