Site icon Telegrafi

Fjolla Morina e pranon: I fryva buzët dhe i kam bërë të pasmet

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka qenë e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur rreth këngës së saj më të re.

Ndër të tjerash, Fjolla pranoi edhe një fakt që ka të bëjë me ndryshimin e ri në pamjen e saj.

Ajo e pranoi haptazi në emision se ka kryer ndërhyrje estetike dhe kirurgjike në trup.

Fjolla tha se i ka fryrë pak buzët në pjesën e sipërme, duke e arsyetuar veprimin e saj si diçka që të gjithë po e bëjnë tani.

Lexo po ashtu Fjolla Morina e quan mashtrues ish-të dashurin e Morena Tarakut, ky i fundit ia publikon mesazhet dhe i përgjigjet në shqip

Ndërsa sa i përket të pasmëve, këngëtarja Morina tha se kjo ndodhi pasi ajo u dobësua.

“Pas lindjes së vajzës hoqa dhjamin nga barku dhe e vura tek të pasmet dhe tani duken bukur”, ka deklaruar këngëtarja.

Me këtë deklaratë, Fjolla bëhet ndër të pakta këngëtare që pranon faktin se ka bërë ndërhyrje. /Telegrafi/

Exit mobile version