Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, vazhdon të mbetet një prej personazheve më të komentuar në rrjetet sociale.
Vetëm pak ditë më parë, ajo publikoi në rrjetin social Instagram një imazh, ku shfaqej nën shoqërinë e dy meshkujve të zhveshur.
Duket se vitin 2019 këngëtarja ka vendosur ta nisë vetëm me fotografi ‘të nxehta’, pasi një të tillë e ka publikuar sërish për fansat e saj.
Bëhet fjalë për një imazh ku ajo shfaqet e veshur vetëm në të brendshme në pjesën e sipërme, ndërsa ka vënë në pah gjoksin e saj atraktiv.
“2019”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, me çka ka lënë të kuptohet se ky vit do të jetë mjaft “i nxehtë” për të.
Përndryshe, projekti i saj i fundit muzikor mbetet “Fustani”, një ripërpunim i këngës shumë të dashur nga populli.
Në muajt në vazhdim, Fjolla pritet të prezantojë për fansat këngën e saj më të re. /Telegrafi/