Këngëtarja Fjolla Morina pati një paraqitje mjaft të suksesshme në “Kënga Magjike 2017”.
Ajo dhe reperi Blake performuan këngën e tyre “Shake” në gjysmëfinale, ku edhe pos një performance të mirë, nuk arritën të kualifikohen në finale.
Aktualisht, Fjolla është ende duke qëndruar në Shqipëri, ndërsa po vazhdon punën për projektet e reja.
Këngëtarja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në InstaStory, ku shfaqet mjaft atraktive dhe tërheqëse, teksa ka pranuar një buqetë të madhe lulesh të bardha.
Fjolla edhe pse nënë e dy fëmijëve, tash e sa kohë është ‘single’, ndërsa nuk ka treguar nëse një mashkull është në jetën e saj.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive me paraqitje të ndryshme dhe prezantime në koncerte para publikut. /Telegrafi/