Këngëtarja Fjolla Morina këtë javë ka bërë prezantimin e këngës së saj më të re në festivalin “Kënga Magjike”.
Ajo ka vendosur ta sprovojë veten në këtë garë me një këngë ritmike, në bashkëpunim me artistin Blake.
E njëjta është shfaqur mjaft provokuese dhe me stil gjatë performancës së saj, e cila për një moment dërgoi të gjithë spektatorët në atmosferën e Karnavaleve të Brazilit.
Veshur në të kuqe dhe përlot me pupla, këngëtarja nga Kosova dukej shkëlqyeshëm me stilin e saj.
Kjo pjesë iu besua dy stilistëve të njohur shqiptarë, atij nga Prishtina, Mr. Rex, dhe stilistit Joni Peçi nga Shqipëria.
Fjolla ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale disa momente të interesante nga performanca e saj e zjarrtë. /Telegrafi/