Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka qenë mjaft aktive në tregun muzikor gjatë 2017-s.
Gjatë fundvitit, ajo gjithashtu është bërë pjesë e shumë programeve festive, ku ka prezantuar këngët e saj më të reja.
Ndërkohë, në secilën paraqitje ajo duket bukur dhe e kuruar në detaje, kjo falë kujdesit që i kushton çdo paraqitjeje në ndonjë event.
Së fundmi, ajo ka ndryshuar drastikisht pamje, duke i lyer flokët në të bardha.
Në disa imazhe që Morina ka ndarë me fansat në Instagram, ajo duket mjaft joshëse dhe atraktive, e veshur në një fustan lejla, të punuar nga stilisti Mr. Rex.
Imazhet në fjalë kanë pasuar me mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/