Telegrafi

Fjolla Morina duket e mahnitshme në fotosesionin e realizuar për fundvit

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Fjolla Morina, ka realizuar një set fotografik për fundvit.

Bukuroshja, e cila komentohet vazhdimisht për paraqitjet atraktive, edhe këtë herë vjen në formë të mahnitshme me përzgjedhjen që bëri.

E njëjta ka veshur një fustan të kuq të gjatë, përmes së cilit vë në pah linjat trupore e po ashtu edhe tatuazhin në këmbën e djathtë.

“Pavarësisht se si duket një grua, nëse është e sigurt, është seksi”, është përshkrimi që ia ka vënë njërit postim të publikuar në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Të shumta ishin komentet që ka pranuar nga miqtë dhe kolegët e saj, duke e përgëzuar për dukjen elegante.

Sa i përket projekteve muzikore, e fundit këngë e publikuar nga Fjolla mban titullin “Lule” në bashkëpunim me Beraton.

Këngëtarja këtë vit bëri bujë për një koncert në Skënderaj, pasi veshja e saj u konsiderua mjaft e ekzagjeruar për t’u shfaqur e tillë para publikut, marrë parasysh se kishte edhe të mitur. /Telegrafi/