Fjolla Morina dhe Lori Hoxha me veshje të njëjtë
Personazhet publike gjithmonë rrëmbejnë vëmendje me paraqitjet e tyre.
Lufta për të pasur një stil më të spikatur gjithnjë ekziston, teksa duket se në raste të caktuara kjo ‘luftë’ i bën edhe të duken njësoj.
I tillë është rasti i këngëtares Fjolla Morina dhe blogeres Lori Hoxha së fundmi.
Të dyja vajzat, të cilat numërojnë me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, kanë publikuar së fundmi disa fotografi, në të cilat shfaqen me veshje përafërsisht të njëjtë.
Si Fjolla, ashtu edhe Lori kanë zgjedhur që të vishen me një kostum të kuq, me dekolte të hapur, i cili iu mundëson vënien në pah të lijave trupore.
Sido që të jetë, gjithçka duket të ketë qenë rastësi, pasi si njëra apo tjetra, nuk janë ndjekëse të stilit të njëra-tjetrës. /Telegrafi/