Telegrafi

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla akuzohen se i kanë borxh mijëra euro një agjencie turistike, reagon këngëtarja dhe paralajmëron padi

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla (Foto: Arkiv)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, dhe partneri i saj, Fisnik Syla, i shijuan pushimet e pranverës së vitit të kaluar në ishujt Maldive.

Mirëpo agjencia turistike e cila i dërgoi atje, ka akuzuar çiftin që nuk ka paguar çmimin e udhëtimit dhe se kanë një borxh prej më shumë se 20 mijë eurosh.

Në një intervistë të dhënë në Klan Kosova, viktima (në këtë rast pronari i kompanisë turistike) ka theksuar se kur erdhi koha e pagesës, Fisniku i dërgoi atij një transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar.

Kështu sipas tij, as kur erdhi e as sot, Syla nuk e pagoi borxhin e tij ndaj kompanisë, përveç tre mijë euro të paguar në dy transaksione të ndryshme.

Dhe si rrjedhojë nga 21 mijë euro sa ka kushtuar pushimi gjithsej, biznesmeni nga Gjilani ka mbetur në borxh për pjesën tjetër prej 21 mijë eurosh (përfshirë shpenzimet që kishte bërë për një shpenzim ekstra për ndryshim të biletave që kushtoi pesë mijë euro).

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla (Foto: Arkiv)

Lidhur me këtë rast, këngëtarja Fjolla Morina është distancuar nga ky veprim dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një deklarate të publikuar në InstaStory.

“Reagim; Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencionit për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencionit dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje! Krejt këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë. Andaj, që nesër do përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim penal për ‘gazetaren’ veprën penale; Përgjim të paautorizuar! Edhe një punë e mirë për ty avokat Fanol Krasniqi”, ka shkruar Fjolla Morina në reagimin e saj. /Telegrafi/

Foto: Fjolla Morina/InstaStory