Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka pak ditë që ka publikuar baladën e saj më të re me titulll “Pa asnjë dyshim”.
Kjo këngë e bukur dashurie duket se ka goditur në veshin e shumë shqiptarëve, madje edhe tek kolegët e saj.
Këngëtaret Fjolla Morina dhe Fifi, të cilat janë shumë mike me njëra-tjetrën në përditshmëri, kanë publikuar një video në InstaStory, ku shfaqen në makinën e tyre teksa këndojnë pikërisht këngën e Leonorës.
Duket se “Pa asnjë dyshim” u ka pëlqyer shumë këngëtareve, të cilat e këndon plot ndjenjë duke interpretuar edhe me duar.
Kjo video ka qenë një shenjë e mirë për të gjithë ndjekësit, të cilët kanë parë se xhelozia për kolegët te Fjolla dhe Fifi nuk ekziston. /Telegrafi/