Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka publikuar projektin e ri muzikor, për të cilin punoi prej muajsh.
“Lule” mban titullin kjo këngë, ndërsa edhe këtë herë ka bashkuar forcat me artistin Berato.
Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, në të cilin artistja Morina duket e mahnitshme me pamjen prej biondje.
Tektin e kanë shkruar Fadil Topalli & Berato, kurse për producimin dhe muzikën është kujdesur Cekic Beatz.
Ky videoklip atraktiv dhe tejet i veçantë i është besuar produksionit “Max Production”.
Ndryshe, Fjolla vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga publiku dhe tashmë numëron fansa gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/