Këngëtarja Fjolla Morina shquhet për paraqitjet e saj pa tabu në rrjetet sociale.
Shpesh ajo publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, ndërsa nuk mungojnë edhe ato provokuese.
Së fundmi, Morina ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet bashkë me mikeshën e saj, kolegen Anjeza Branka në ashensor, shoqëruar gjithashtu nga nëna e saj.
Vajzat në fjalë kanë shfrytëzuar InstaStory-n për të bërë gjeste, dhe për t’i ekspozuar ato në rrjetet sociale.
Që të dyja kanë ekspozuar këmbët në ashensor, ndërsa nëna e Fjollës gjendej në mes.
“Fryma jeme”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/