Këngëtaret Fjolla Morina dhe Ana Kabashi janë dy nga emrat e komentuar në mediat rozë.
Përveç projekteve të njëpasnjëshme që sjellin, bukuroshet më së shumti përfliten për linjat e tyre trupore.
Ato mbrëmë kanë qenë së bashku në një klub nate, ndërsa janë shfaqur me një vallëzim tejet sensual në rrjetet sociale.
Videoja është publikuar në Instagram nga këngëtarja Morina dhe duket se ato po argëtohen mjaft shumë pranë njëra-tjetrës.
Nga ana tjetër, Fjolla është duke punuar në këngën e re dhe pritet të publikojë së shpejti, kurse Ana të hënën e ka lansuar bashkëpunimin me DJ Regard dhe motrën e saj, Artën. /Telegrafi/