Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina është mjaft aktive në rrjete sociale, ku krahas imazheve ajo shpesh herë bën edhe deklarata që marrin vëmendje.
Edhe së fundmi, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me një postim që ka bërë ditën e djeshme (e mërkure).
Fjolla ka bërë një postim në InstaStory ku ajo shkruan: “Më burra se gratë nuk ka”.
Ndryshe, këngëtarja gjithashtu mbetet e angazhuar me projekte muzikore, e fundit e lansuar nga ajo është bashkëpunimi me Nushin “Suppa suppa”.
Ndërsa, Fjolla ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell një këngë të re, por nuk ka zbuluar më shumë detaje.
Kujtojmë që muaj më parë këngëtarja i dha fund lidhjes me biznesmenin Fisnik Syla, me të cilin ishte kurorëzuar vitin e kaluar në një ceremoni në Ishujt Maldive. /Telegrafi/