Këngëtarja Fjolla Morina vazhdon të jetë njëra ndër femrat më aktive të momentit në estradës.
Javë më parë ajo solli këngën e re “Culo” në bashkëpunim me Endrit Mumajesin, ndërsa më pas erdhi me një tjetër bashkëpunim në “Kënga Magjike 2017”.
Fjolla është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Këngëtarja prej vitesh është e ndarë, dhe ka dy vajza, ndërsa nuk është përfolur për ndonjë lidhje të re.
Megjithatë, Fjolla përmes një fotografie të hedhur së fundmi në InstaStory, ku shfaqet mjaft provokuese, shkruan në mbishkrimin e fotografisë se “dikush po bie në dashuri”.
Duke qenë se ishte e vetmja në foto, ndjekësit e saj aluduan menjëherë se fraza e shkruar ka të bëjë direkt me këngëtaren.
Mesa duket, gjërat kanë filluar të lëvizin në jetën e saj. /Telegrafi/