Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka pak ditë që është kthyer nga udhëtimi i saj në Antalya.
Aktualisht ajo është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, të cilin do ta publikojë gjatë muajve të nxehtë.
Sot (e premte), këngëtarja duket të ketë vendosur të bëjë një vizitë të veçantë tek Memoriali i familjes Jashari në Prekaz, të Skënderajit.
Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social në InstaStory, ku shfaqet duke bërë homazhe tek varrezat, ndërsa ka vizituar edhe shtëpinë muze të familjes heroike Jashari.
“Ata njerëz të gjallë që mendojnë se janë të mëdhenj, janë shumë të vegjël para veprës së dëshmorëve. Lavdi familja Jashari dhe gjithë dëshmorëve të lirisë” (sic.), shkruan Fjolla Morina në një fotografi të publikuar në Instagram, ku shfaqet pranë bustit të heroit Adem Jashari. /Telegrafi/