Fjolla Morina i ka publikuar disa video në rrjetet sociale që vënë në pah format e saja trupore.
Për më shumë, në xhirimet e postuara këngëtarja duket e disponuar, ndërkohë që nuk ka munguar edhe një mesazh që e ka shoqëruar njërën prej videove.
“Kur e do veten, gjithçka tjetër në jetë bëhet e bukur”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Ditë më parë, Fjolla i ka publikuar disa fotografi nga një set fotografit që vënë në plan të parë figurën e saj.
Fustani pjesërisht transparent e shfaq këngëtaren në poza tërheqëse.
“Bëhu e fortë me të pasme të mira”, është përshkrimi i njërës prej fotografive.
Në ndërkohë, është raportuar se këngëtarja Fjolla Morina, e cila ka kohë që nuk ka lansuar këngë, po bën gati projektin më të ri muzikor. /Telegrafi/