Përveç angazhimit si këngëtare, Fjolla Morina shpesh di të joshë me pozat që i bën dhe imazhet që i poston në rrjetet sociale për fansat e saj.
Ndërsa në imazhet e publikuara këto ditë, ajo shfaqet shumë atraktive teksa ka vënë në plan të parë gjoksin dhe këmbët me një veshje që ia ekspozon format trupore.
Këtë veshje duket se këngëtarja e ka zgjedhur për një performancë në Ulqin, pasi i ka falënderuar fansat në njërin nga postimet.
Pozimet e tilla janë të zakonshme për Fjollën, pasi këtë gjë edhe ia kërkon profesioni.
Në një intervistë të mëhershme, këngëtarja ka thënë se yjet duhet të shfaqen provokuese në klipe dhe imazhet që i sjellin për fansat e tyre, duke qenë se këtë e bëjnë edhe këngëtaret ndërkombëtare. /Telegrafi/