Telegrafi

Fjolla: E bekuar që jam e rrethuar me njerëz që kanë respekt të veçantë për mua (Foto)

Fjolla Morina i ka falënderuar miqtë, të afërmit dhe fansat e saj për urimet në ditëlindjen e këngëtares.

“Jam e bekuar që çdo herë jam e rrethuar me njerëz të mirë dhe që kanë respekt të veçantë për mua në ditët e mia të veçanta”.

Një pozë joshëse nga Fjolla (Instagram)

“Faleminderit për urimet, dhuratat dhe çdo gjë që bëni për mua.. Eh u plakëm. Gëzuar”, ka shkruar Fjolla në përshkrim.

Lexo po ashtu Fjolla Morina në përvjetorin e 31-të, uron veten e saj (Foto)

Në fotografinë që e ka publikuar, ajo ka pozuar me një fustan të kuq që vë në pah format e saj, ndërsa ka edhe një gotë në dorë.

Këngëtarja të shtunën festoi ditëlindjen e saj të 31-të. Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët, familjarët e saj dhe fansat e shumtë. /Telegrafi/