Site icon Telegrafi

Fjetja në dhomë të ftohët është më e mirë për shëndetin

Shumica e çifteve fjalosen për temperaturën e dhomës, por sot do t’ju zbulojmë se personit që i pëlqen temperatura më e ulët gjatë natës, faktikisht e ka me të drejtë.

Dr. Christopher Winter ka zbuluar disa arsye se përse duhet ta mbani termostatin mes 15-20 gradëve celsius kur të flini, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, ai ka zbuluar se nëse temperatura bie më shumë apo rritet, personi ka tendenca ta ndërrojë më shpesh krahun e fjetjes gjatë natës dhe rrjedhimisht të bëjë gjumë më të keq.

Trupi i njeriut e ka një cikël natyral 24-orësh, ku temperatura rritet në pasditen e vonshme dhe bien ë pikën më të ulët rreth orës 05:00. Me rënien e temperaturës së trupit, ne jemi më të aftë të flemë.

Prandaj, një dhomë e ftohët e inkurajon gjumin kualitativ.

Hulumtuesit australianë gjithashtu kanë konfirmuar se dhoma e ftohtë shpie në gjumë më të pushueshëm.

Fjetja në dhomë të ftohët ju ndihmon të dukeni edhe më të ri, pasi që temperaturat e larta e ndalojnë lirimin e melatoninës në trup.

Në mesin e përfitimeve tjera që i sjell fjetja në dhomë të ftohët është edhe rritja e disponimit, parandalimi i sëmundjes së Alzheimerit, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version